Njerëzit në Indonezi të detyruar të festojnë Krishtlindjet në një tendë

schedule10:58 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 10:58 - 23 Dhjetor, 2019

Të krishterët në provincën indoneziane të Aceh po përgatiten të festojnë Krishtlindjet në çadra  në xhungël.

Kishat e tyre u shkatërruan katër vjet më parë nga grupet islamike dhe policia.

Indonezia – popullsia më e madhe myslimane në botë – ka një kushtetutë pluraliste që ka për qëllim të mbrojë të drejtat e ndjekësve të të gjitha besimeve kryesore.

Por drejtuesit e Kishës në Singkil Aceh thonë se autoritetet lokale po i ndalojnë ata të rindërtojnë.

Javën e kaluar një turmë i vuri flakën një kishe dhe vetëm brenda këtij viti janë shkatërruar dhjetë të tilla.

Njerëzit thonë se po u mohohet e drejta për të rindërtuar kishat dhe kjo ka thyer ligjin kushtetues të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!