Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/ Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

schedule10:40 - 16 Korrik, 2025

schedule 10:40 - 16 Korrik, 2025

“Vala” globale e çmendurisë për kukullat Labubu, krijesa të vogla, me pamje të çuditshme dhe dhëmbë të mprehtë, po i sjell përfitime rekord kompanisë kineze Pop Mart. Firma me qendër në Pekin njoftoi se pret një rritje të jashtëzakonshme të fitimeve për gjysmën e parë të vitit 2025, me fitime që parashikohen të rriten me të paktën 350%, ndërsa të ardhurat gati janë trefishuar.

Kjo rritje është nxitur jo vetëm nga popullariteti në rritje i markës në tregjet ndërkombëtare dhe kontrolli i kostove, por mbi të gjitha nga histeria globale për kukullat Labubu, të cilat janë kthyer në një fenomen kulturor dhe ekonomik.

Pop Mart, me një vlerë tregu prej mbi 40 miliardë dollarësh, është bërë simbol i një modeli shitjeje të veçantë, “blind box”, që ngjall kureshtje, por edhe debate, për shkak të ngjashmërisë me lojërat e fatit.

Kukullat Labubu, krijesa imagjinare me pamje si elfa dhe me dhëmbë të mprehtë janë bërë një fenomen botëror, duke krijuar radhë të gjata në dyqane dhe mungesa në furnizime. Pop Mart është veçanërisht e njohur për shitjen e lodrave në paketime të ashtuquajtura “blind box”, që fshehin përmbajtjen deri në hapje, një taktikë marketingu që është kritikuar për ngjashmëri me sjelljet e lojërave të fatit.

Që prej lançimit në vitin 2019, kukullat Labubu kanë ndihmuar Pop Mart të shndërrohet në një nga shitësit më të mëdhenj globalë, me mbi 2,000 makina shitëse dhe dyqane në mbarë botën.

Aksionet e kompanisë janë listuar në bursën e Hong Kongut që nga viti 2020, dhe gjatë vitit të fundit vlera e tyre është rritur me pothuajse 600%.

Në vitin 2024, shitjet jashtë Kinës kontinentale përbënin afro 40% të të ardhurave totale të Pop Mart.

Popullariteti i jashtëzakonshëm i Labubu-ve, veçanërisht në SHBA, është shtyrë nga mbështetja e figurave të njohura si Kim Kardashian dhe Lisa nga grupi K-pop Blackpink. Bashkëpunimet me emra të mëdhenj si Coca-Cola dhe seriali japonez One Piece kanë rritur më tej profilin global të kukullave.

Sipas vlerësimeve të firmës së kërkimeve financiare M Science, në qershor të këtij viti shitjet e Labubu-ve në SHBA u rritën me 5,000% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

“Diçka e tillë nuk është parë më parë në industrinë e lodrave,” tha analisti i lartë i M Science, Vinci Zhang, për BBC-në. Ai shtoi se Pop Mart ka një potencial të madh në SHBA, ku aktualisht operon rreth 40 dyqane, krahasuar me rreth 400 në Kinë.

Kërkesa e jashtëzakonshme ka nxitur gjithashtu një treg të fuqishëm rishitjesh, ku kukullat, që zakonisht shiten për rreth 10 dollarë, arrijnë çmime deri në qindra dollarë. Një kukull Labubu në përmasa njerëzore u shit për 150 mijë dollarë në një ankand në Pekin gjatë qershorit.

Por suksesi ka sjellë edhe një bum të falsifikimeve. Vetëm në qershor, autoritetet kineze sekuestruan mbi 46 mijë kukulla false, të njohura ndryshe si “Lafufu”, në kuadër të aksioneve kundër tregut të zi në rritje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!