Një zë misterioz po tmerron serbët çdo natë në orën 03:00

schedule09:49 - 10 Gusht, 2020

schedule 09:49 - 10 Gusht, 2020

Banorët e Beogradit, janë të shqetësuar për shkak të një tingulli që po i zgjon çdo natë në orën tre, shkruajnë mediat serbe.

Qytetarët e Serbisë që jetojnë në lagjet Baraburma dhe Zvezdara e deri në Grocke, pretendojnë se tash e disa net me radhë po i shqetëson një tingull i pashpjegueshëm.

“Është e pabesueshme, ky tingull nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër”, thonë banorët e lagjeve të lartcekura të Beogradit.

“Saktësisht në orën tre të mëngjesit dëgjojmë këtë zhurmë. Sikur dikush dhjetë herë me radhë i bie gongut, është jashtëzakonisht tingull i fortë. Të gjithë vrapojmë nëpër dritare dhe tarraca, por nuk kemi ndonjë shpjegim se çfarë po ndodhë”, kanë shtuar ata.

Banorët e Beogradit janë të shqetësuar dhe frikësuar, duke pritur se a do të ndodhë edhe nesër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!