Një vit pas shembjes së minierës, gjenden 4 trupat e minatorëve në Meksikë

schedule11:24 - 20 Janar, 2024

schedule 11:24 - 20 Janar, 2024

Trupat e katër prej dhjetë minatorëve të zhdukur që nga gushti i vitit 2022 pas shembjes së minierë qymyri në verilindje të Meksikës janë gjetur nga ekipet e shpëtimit, tha presidenti i vendit.

“Katër trupa janë gjetur” shkroi në X Andres López Obrador, i cili shkoi në vendin e minierës së qymyrit El Pinabete në shtetin e Coahuila, ku ndodhi aksidenti më 3 gusht 2022.

Miniera u shemb gjatë punimeve. Pesë u shpëtuan, por dhjetë janë ende të zhdukur që nga momenti i aksidentit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!