Një vit pa marrë rrogën, trajneri i kombëtares nuk duron më dhe dorëhiqet

schedule19:57 - 20 Gusht, 2021

schedule 19:57 - 20 Gusht, 2021

Jose Peseiro mbante postin e trajnerit të Venezuelës prej shkurtit të vitit 2020. 61-vjeçari portugez nuk paguhet prej kohësh dhe nuk ka duruar më.

Peseiro ka vendosur të largohet nga drejtimi i kombëtares së Amerikës Latine, që renditet e parafundit në grupin e eliminatoreve të Katar 2022.

Tekniku ka dërguar një letër zyrtare në FVF (Federata Venezueliane e Futbollit), aty ku shkruan se jep dorëheqjen, pasi ka gati një vit që nuk merr rrogën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!