Një vit nga vrasja që tronditi Tropojën, Artan Hoxha: Është e qartë kush fshihet pas ekzekutimit

schedule21:08 - 5 Janar, 2021

schedule 21:08 - 5 Janar, 2021

Fiks një vit më parë u ekzekutua me armë zjarri Guxim Gjyriçi në Tropojë sapo kishte mbyllur lokalin dhe po kthehej për në shtëpi.

Një vit më pas autorët ende nuk janë gjetur. Gazetari Artan Hoxha shprehet se nuk kishte pikë dyshimi se nuk do të zbuloheshin, edhe pse, shton ai “sot në Tropojë janë të qartë kush fshihet pas kësaj ngjarje”.

Nje vit me pare, në mbremjen e 5 janarit 2020, Guxim Gjyriçi, 47 vjeç, baba i dy djemve dhe nje vajze, u ekzekutua pas shpine, në ambjentet e karburantit të vet.

Guximi sapo kishte mbyllur barin, qe ndodhet brenda karburantit, dhe po drejtohej per në banese, diku 60-70 metra larg.

Vrasesit e kane mbajtur në vezhgim viktimen, e dinin se nuk ruhej dhe kane perfituar nga fakti qe ai ka qene i vetem.

Menjehere pas ngjarjes, autoret jane pare te largohen me dy autovetura nga qyteti i Bajram Currit, për të mos u gjendur edhe pas nje viti nga agjensite e zbatimit të ligjit…

Nuk kisha pike dyshimi, para nje viti, ndersa deklaroja ne media se vrasesit e Guximit nuk do te zbuloheshin edhe pse sot në Tropoje, jane te qarte kush fshihet pas kesaj ngjarje” shkruan Artan Hoxha. (Lexo ketu te gjitha lajmet për Guxim Gjyriçin). / db/Abcnews.al