Një person është vrarë dhe gjashtë janë plagosur pasi trupat ruse bombarduan zonën qendrore të tregut në qytetin Kherson, në jug të Ukrainës.
Më herët sot, Andriy Yermak, kreu i zyrës së Volodymyr Zelenskyy, tha në Telegram se forcat ruse kishin bombarduar rajonin, shkruan Sky News.
Numri i viktimave në Kherson pritet të rritet pasi Yermak dhe media lokale japin më shumë informacione mbi incidentin.
Kjo erdhi pasi dolën raporte se presidenti rus, VladimirPutin kishte vizituar pjesët e pushtuara nga Rusia të Khersonit për të diskutuar “planet ushtarake”./abcnews.al