Stefano Pioli pret përforcime në merkato dhe drejtuesit e klubit po punojnë në shumë fronte. Matteo Politano është dëshira për krahët e sulmit dhe akordi me agjentin e lojtarit të Interit është shumë afër.
Por jo vetëm ai. Kuqezinjtë po tentojnë edhe një mbrojtës dhe Gazzetta dello Sport zbulon idenë e fundit. Ai është Simon Kjaer i Atalantës. Danezi i njohur nuk arriti të përshtatet me skemat e Gasperinit dhe do të largohet nga ekipi bergamask.
Sampdoria dhe Fenerbahce interesohen për shërbimet e 30-vjeçarit, i cili numëron vetëm 7 ndeshje aktivizim me Atalantën këtë sezon. Milan është gati t’i ofrojë një kontratë 6-mujore lojtarit viking deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit nëse ai bind me performancat e tij. /abcnews.al