Një videolojë i kushtoj 5 vite burg adoleshentit rus

schedule15:10 - 12 Shkurt, 2022

schedule 15:10 - 12 Shkurt, 2022

Një gjykatë ruse ka dënuar tre adoleshentë rus për terrorizëm duke përfshirë komplotin për të hedhur në erë një ndërtesë virtuale të Shërbimeve Federale të Sigurisë (FSB) në lojën Minecraft. Nikita Uvarov, Denis Mikhailenko dhe Bogdan Andreyev nga Kansk, një qytet në rajonin Krasnoyarsk të Siberisë, u arrestuan në qershor 2020.

Gjykata ushtarake në Kansk të Rusisë shpalli fajtor të riun Nikit Uvarov për nxitje të terrorizmit. Dy adoleshentë të tjerë që u deklaruan fajtorë dhe dëshmuan kundër të dënuarit, u lanë të lirë. Më vonë ata pranuan se kishin shpifur ndaj shokut të tyre.

Nikita Uvarov, i konsideruar nga prokurorët si lider i komunitetit të lojtarëve online, u deklarua i pafajshëm por u dënua me pesë vite burg dhe një gjobë prej 400 eurosh. Hetimet paraprake arritën në përfundimin se adoleshentët kishin një qasje armiqësore ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke vendosur kundër partisë në fuqi “Rusia e Bashkuar” grupe anarkike, dhe duke shprehur ide anti shtetërore.

Të tre të ndaluarit në momentin e arrestimit ishin 14 vjeç. Adoleshentët nuk i fshinin bindjet e tyre anarkike. Uvarov pak para shpalljes së dënimit u shpreh se i vinte keq për faktin se në vendin e tij njerëzit shtypeshin.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!