Një aeroplan i viteve 1950 është kthyer në një vend romantik për pushime, pasi disa ndryshimeve të bëra në të. “The Sky Gabin” është kthyer në një shtëpizë komode në fshatin Somerset, e përshtatshme për dy persona.
Pronari Dan Harring e bleu aeroplanin në vitin 2018 dhe pas shumë riparimeve e shndërroi atë në një shtëpizë. Prej dy vitesh, avioni është vendosur në një kamp në Frome dhe ka mirëpritur shumë turistë.
“Shumë njerëz nuk ndihen të sigurtë për të qëndruar në të, por kur vendosin të qëndrojnë ndryshojnë mendim. Mund të hapin dritaren e gabinës dhe të shikojnë lindjen e bukur të diellit. Vendi është shumë i njohur për çifte, veçanërisht kur mbahen dasma, ku shpesh përdoret si suitë për muajin e mjaltit.”, tha ai. /abcnews.al