Një turk në Madrid, Altintop: Mourinho më donte, ja pse u largova nga Reali

schedule11:31 - 24 Tetor, 2019

schedule 11:31 - 24 Tetor, 2019

Hamit Altintop u transferua me parametra zero te Real Madrid në verën e vitit 2011. Mesfushori turk firmosi një kontratë 4-vjeçare, por qëndroi vetëm një sezon në kryeqytetin spanjoll. Dëmtimet ndikuan që të largohej pas një viti nga “Los Blancos” me vetëm një gol të shënuar.

36-vjeçari i është rikthyer eksperiencës me “gjigantin” spanjoll në një prononcim për AS, duke treguar një detaj interesant në lidhje me Jose Mourinhon, trajnerin e ekipit në ato vite.

Kalova vetëm një sezon te Reali, por e kujtoj me kënaqësi atë periudhë. Nuk pata fat, dëmtova shpinën një javë pasi firmosa kontratën. I thashë klubit që isha gati të ndërprisja kontratën, por Mourinho nuk pranoi.

Lamtumira? Kisha edhe tre vite kontratë. Mourinho insistoi që të qëndroja, por doja që të merrja veten. Kisha kaluar një dëmtim të rëndë dhe kisha luajtur shumë pak, kështu që vendosa të largohem”, përfundon Hamit Altintop. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!