Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një truk për të qenë sa më produktiv në vitin 2021, sipas shenjës së horoskopit

schedule16:22 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 16:22 - 28 Dhjetor, 2020

Ndërsa jemi në javën e fundit të këtij viti, shumë prej nesh po preson me padurim të punojnë për synimet e vitit 2021. Kështu që zbatimi i disa trukeve të dobishme produktiviteti të përshtatura me shenjën tonë të Horoskopit mund të jetë pikërisht ajo që na duhet për të motivuar veten, sipas Bustle.

Dashi: Përdorni rregullin e 2 minutëshit

Personat e kësaj shenje e dinë që nuk njihen për durim të madh, dhe mund të jetë e lehtë për ta ta humbasin përqendrimin ndërkohë që merren me detyra të rëndësiushme. Prandaj provoni rregullin dy minutësh për t’ju ndihmuar. Nëse keni një email për t’ju përgjigjur, një faturë për të paguar ose një porosi në internet, merrni kohë dy minuta dhe sforcojeni veten sa më shpejt të jetë e mundur.

Demi: Shpërblejeni veten për arritjet që keni bërë

Mos kini frikë t’ja bëni qejfin vetes pas çdo detyre që përfundon me sukses. Duke e përkëdhelur veten, do të ndiheni më të motivuar për të marrë përsipër përgjegjësitë tuaja.

Binjakët: Bëni pushime herë pas here

Është e rëndësishme të bëni pushime herë pas herë. Provoni të vendosni një alarm çdo disa minuta, gjatë së cilës ndaloni së punuari për të pushuar. Sapo të përshtateni me idenë se keni pushim herë pas herë, ka shumë të ngjarë të përqendroheni në punë gjatë gjithë kohës.

Gaforrja: Provoni një aplikacion produktiviteti

Një aplikacion produktiviteti do t’ju ndihmojë ta kanalizoni ndjeshmërinë në motivim, duke e bërë produktive kohën që kaloni në telefon.

Luani: Festoni vazhdimisht sukseset tuaja

Si një Luan, ju e doni gjithmonë vëmendjen dhe është e rëndësishme që doni të jeni të parët për punën e vështirë që keni bërë. Reflektimi për arritjet tuaja vazhdimisht mund t’ju ndihmojë të përparoni më shpejt, prandaj mos kini frikë të krenohemi për atë që keni arritur.

Virgjëresha: Kaloni më shumë kohë jashtë

Kjo mund t’ju ndihmojë në rritjen e produktivitetit, dhe si një shenjë toke kjo është diçka shumë e madhe për ju. Nëse nuk keni kohë për të dalë pas punës, apo për të bërë udhëtime gjatë fundjavës, angazhohuni të bëni një shëtitje të shpejtë gjatë drekës ose thjesht merrni disa lule në vendin e punës për t’i dhënë gjallëri vendit.

Peshorja: Vendosni kufij më të fortë

Si një Peshore diplomatike, mund të jetë e vështirë t’u thuhet jo njerëzve ndonjëherë, por që të jeni me të vërtetë produktivë, vendosja e kufijve rreth kohës është e domosdoshme. Mos kini frikë të refuzoni një angazhim shoqëror ose një projekt të ri pune nëse e dini që pjata juaj po duket plot.

Akrepi: Filloni së pari me detyrën më të vështirë

Mudn ta bëni veten jashtëzakonisht të fuqishëm duke marrë përsipër së pari detyrën më të vështirë në listën tuaj të gjërave, para se të zgjidhni ato më dytësoret.

Shigjetari: Ristrukturoni listat tuaja të detyrave

Të jesh i përqendruar dhe të jesh produktiv mund të jetë një sfidë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të rendisni detyrat tuaja të domosdoshme sipas radhës së përparësive. Bëni një listë të gjërave çdo mëngjes pastaj nënvizoni më të rëndësishmet. Në këtë mënyrë, nëse ju del diçka e papritur që nuk mund t’i thuani jo, do të dini saktësisht se çfarë duhet të përfundoni.

Bricjapi: Përgatituni për detyrat tuaja një natë para

Të punosh me efikasitet është një nga pikat e tua të forta Bricjap. Bëni ditët tuaja më produktive duke përfituar nga netët tuaja, duke lënë mënjanë 30 minuta për të organizuar gjërat për ditën tjetër. Duke hartuar ditën tuaj para kohe, do të jeni më të fokusuar dhe do të keni më pak stres.

Ujori: Fikni të gjithë njoftimet që ju vijnë në telefon

Njiheni si një ndër personat më socialë në shoqëri dhe kjo është arsyeja pse është më e rëndësishme të çaktivizoni çdo njoftim që ju vjen në telefon kur jeni në punë.

Peshqit: Bëni gjumë të mirë

Një pushim i mirë mund t’ju bëjë më të aftë për të kryer gjërat. Bëj një përpjekje këtë vit që të mos lejosh që një orar i ngarkuar të shkurtojë kohën e gjumit. Duhet një rutinë e shëndetshme gjumi për të qenë sa më produktivë gjatë ditës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!