Bruno Fernandes është ndër të paktat blerje fantastike që ka kryer Manchester United në vitet e fundit. Mesfushori portugez, për të cilin drejtuesit e klubit anglez paguan 55 milion euro janarin e kaluar, numëron 22 gola dhe 14 asiste këtë sezon.
Shifra të jashtëzakonshme, por 26-vjeçari nuk ngopet dhe shfaqet tepër ambicioz në prononcimin e dhënë për talkSPORT. United luan nesër në mbrëmje në Spanjë (21:00) takimin e parë çerekfinal të Europa League kundër Granadas.
“Një titull nuk mjafton nëse je pjesë e Manchester United, klub që ka fituar shumë trofe në të kaluarën. Përveç kësaj, ne duhet të kemi objektivin për t’u përmirësuar gjithmonë, pavarësisht nëse fitojmë katër trofe apo thjesht Europa League. Kjo është rruga që po ndjekim, po rritemi dhe kemi shumë gjëra për të bërë deri në fund të sezonit.
Titulli? Përderisa të na mbajë matematika në lojë, ne duhet të besojmë te fitimi i titullit. Do heqim dorë nga kampionati vetëm atëherë kur ta shohim se nuk do të kemi më mundësi për të kapur Manchester City“, deklaroi mesfushori portugez i “Djajve të Kuq”. /abcnews.al