Lista e personave që humbën jetën në luftën në Ukrainë pas pushtimit rus po shtohet.
Pak orë më parë, përmes Sergei Palkin u bë e ditur se një trajner në akademinë e Shakhtar Donetsk humbi jetën pasi një plumb e qëlloi.
“Dje u vra një nga punonjësit tanë. Një trajner për fëmijë. Plumbi i armës e vrau atë. Rusia po vret ukrainasit, ndaloni këtë çmenduri. Ne nuk mund të heshtim, secili prej jush do të jetë fajtor dhe përgjegjës për krimet e kryera,” tha Sergei Palkin, shefi i shtabit të Shakhtar Donetsk./ h.ll/abcnews.al
#ShakhtarDonetsk, morto un allenatore delle giovanili. Il dg #Palkin: “Ucciso da un proiettile russo” | #RussianUkrainianWarhttps://t.co/Bh053R2rI5
— Sportface (@sportface2016) March 3, 2022