Një ton kokainë në portin e Roterdamit, dënohet me 4 vite burg shqiptari 29-vjeçar

schedule22:26 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 22:26 - 24 Dhjetor, 2021

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite burg nga një gjykatë në Roterdam pasi ishte i përfshirë në trafikun e gati 1 ton drogë përmes portit të Roterdamit. Mediat shkruajnë se shqiptari me inicialet F.M është pjesë e grupit të kapur në portin e Roterdamit në prill të vitit 2020.

Shqiptari akuzohet gjithashtu për pjesëmarrje në organizata kriminale, posedim të armëve të zjarrit, municione dhe pastrim parash në vlerën e 60,500 euro. Sipas raportimeve, më 7 prill të 2020, një kontejner i ngarkuar me 998.5 kg kokainë mbërriti në portin e Roterdamit.

Më pas, drejtimin e kontejnerit e ka marrë 29-vjeçari me iniciale F.M. Megjithatë, pasi mori në dorëzim kontejnerin, shqiptari vuri re se ishte i boshatisur.

Më tej ai njoftoi edhe të dyshuarit e tjerë. Nga hetimet rezultoi se F.M kishte pasur kontakte të shpeshta përmes këtij kanali komunikimi ku shkëmbente foto dhe të dhëna me grupet e ndryshme të drogës.

Gjatë komunikimit 29-vjeçari ka përmendur edhe armët e zjarrit të cilat i cilësonte si hekura: “Nuk e di se çfarë hekurash janë”. Më pas u verifikua që një organizate kriminale i nevojiteshin 5 armë zjarri.

“A i ke hequr të gjitha hekurat (kupto: armët)? Hekurat duhen, po nëse vjen dikush dhe të grabit, si i bëhet pastaj? Pagova 2 milionë për ty se të rrahën në garazh. E kupton apo jo? Është hera e parë dhe e fundit. Duhet të ketë një hekur (armë) në çdo shtëpi, kjo nuk duhet të ndodhë më”, thuhet në një nga bisedat e zbardhura.

Sipas prokurorisë, 29-vjeçari shqiptar kishte një rol të rëndësishëm për drejtuesit e organizatave kriminale, sidomos ato që operojnë në Shqipëri. Ai raportohet të ketë vepruar si transportues i kokainës dhe kontrollues i kontejnerëve-nëse kokaina ishte hequr e gjitha pas dorëzimit të saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!