Pavarësisht se në Evropë merkatoj e verës është mbyllur që më 1 shtator dhe në Arabinë Saudite, hapësira e transferimeve u mbyll mbrëmjen e 7 shtatorit, skuadrat e Lindjes së Mesme po vazhdojnë të “rrëmbejnë” lojtarë goxha të njohur në futbollin evropian.
Më i fundit është “fantazisti” brazilian i Aston Villa, Philippe Coutinho, i cili është huazuar nga klubi anglez te skuadra e Al-Duhal, skuadër, e cila militon në kategorinë elitare të futbollit në Katar.
Ish-“ylli” i Inter, Liverpool, Bayern Munich e Barcelona do të qëndrojë për një vit te skuadra e tij e re, me këta të fundit që kanë marrë përsipër komplet rrogën e brazilianit, duke lehtësuar kështu dhe shpenzimet e klubit anglez. /i.m /abcnews.al