Një tjetër tragjedi është shënuar mes tifozëve, këtë herë në Brazil ku një 25-vjeçar ka humbur jetës pas përplasjes mes tifozëve.
Në ndeshjen mes Atletico Mineiros dhe Cruzeiros, tifozi 25-vjeçarë u qëllua me arme zjarri në bark, duke humbur jetën.
Rezultoi e pasuksesshme ndërhyrja e ndihmës së shpejtë, pasi tifozi i lënduar humbi jetën pak orë pasi u dërgua në spital.
Në sherr u përfshinë rreth 50 tifozë në lagjen Boa Vista. Një tjetër tifoz mbeti i plagosur rëndë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sa i përket ndeshjes, të zotët e shtëpisë fituan me përmbysje me rezultatin 2-1 me golin e fitores që u shënua në minutën e 97-të. /f.a/abcnews.al