Një tjetër shqiptar në Serie A, “bomberi” 21-vjeçar pranë kalimit te Frosinone

schedule22:16 - 4 Korrik, 2023

schedule 22:16 - 4 Korrik, 2023

Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet gjen “shtëpi” të re këtë merkato vere, me sulmuesin 21-vjeçar, Marvin Çuni, pritet të zyrtarizohet në radhët e klubit të Frosinones në kampionatin italian të futbollit, Serie A.

Djaloshi shqiptar, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e U19 të Shqipërisë, vjen nga Gjermania ku së fundmi ka luajtur me Paderborn dhe Sarbruken, teksa raportohet se ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe është shumë pranë nënshkrimit me sapo të rikthyerit në elitën italiane.

Çuni është një emër i njohur edhe në Shqipëri pasi është vlerësuar si një talent i jashtëzakonshëm që kur shpërtheu në akademinë e Bayern Munchen e për këtë arsye ka marrë dhe ftesën nga FSHF për t’iu bashkuar moshave të Kombëtares.  /i.m /abcnews.al 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!