Pas transferimit të kamerunasit Andre Onana te Manchester United dhe pas largimit të sllovenit, Samir Handanoviç, tashmë një tjetër “gardian” është larguar nga “zikaltërit” e Inter, duke i lënë këta të fundit pas asnjë portier cilësor.
Bëhet fjalë për 26-vjeçarin rumun, Ionut Radu, i cili ka kaluar nga “gjarpërinjt” e Milanos, drejt “qershive” të Bournemouth në Premier League, me këta të fundit, që e kanë afruar lojtarin në formë huazimi, me të drejtë blerjeje prej 8 milionë eurosh.
Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Radu ishte gjithashtu i huazuar, teksa e nisi “aventurën” e tij te francezët e Auxerre, për ta përfunduar te “rivalët” e Inter në Serie A, Cremonese. /i.m /abcnews.al