Një tjetër lider evropian viziton sot Kievin

schedule10:57 - 21 Qershor, 2022

schedule 10:57 - 21 Qershor, 2022

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel ka mbërritur në Kiev për të treguar solidaritetin e vendit të tij me popullin e Ukrainës.

Bettel ka ndarë fotot nga mbërritja me tren në kryeqytetin ukrainas, teksa shihet i shoqëruar nga forca të shumta sigurie.

“Mbërrita në Kiev. Duke treguar solidaritetin e Luksemburgut me popullin e Ukrainës. Sepse për sa kohë të zgjasë lufta e Rusisë, Luksemburgu do të jetë krah Ukrainës”, shkroi ai.

Luksemburgu tashmë ka ngrirë mbi 4 miliardë euro asete ruse si rezultat i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Vizita e Bettel në Kiev vjen pasi liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë viy=zituan kryeqytetin ukrainas dhe u takuan me presidentin Volodymyr Zelensky. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!