Kolonia e shqiptarëve të skuadra e FC Vorsklava Poltava ka shkuar në 3. Pas Ennur Totre dhe Taulant Seferit, tashmë një tjetër kampion do të kalojë në Ukrainë.
Bëhet fjalë për Ardit Toli, për të cilin Tirana ka arritur marrëveshjen me klubin ukrainas për treansferimin e lojtarit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, me bardheblutë që i urojnë suksese lojtarit.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin ukrainas FC Vorskla Poltava për lojtarin Ardit Toli. Pas bashkëpunimeve të frytshme me dy lojtarët kampion Ennur Totre dhe Taulant Seferi, klubi ukrainas shprehu interesin mbi blerjen e lojtarit. Tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e tij. I urojmë suksese lojtarit në këtë rrugëtim”, shkruan klubi.
/f.a/abcnews.al