Një tjetër person i shpallur në kërkim për trafik lëndësh narkotike është arrestuar në Lezhë ndërkohë që në këtë qark sot është zhvilluar një aksion i gjerë antii drogë me urdhër të prokurorisë së posaçme ku janë lëshuar 20 urdhëra-ndalimi. Në pranga ka rënë Erjon Cerriku 29 vjeç.
“Forca Operacionale në DVP Lezhë dhe forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: EC., 29 vjeç, banues në Spiten, Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit L. L., Y. D., dhe F. B., të arrestuar më parë nga shërbimet e Policisë në DVP Vlorë, më datë 09.10.2021, gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të transportimit të lëndëve narkotike, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit“, thotë policia pë arrestimin e të riut.
Si duket “lufta” ndaj trafikut të drogës vijon. Burime për ABC bëjnë me dije se deri tani nga aksioni i ndërmarrë sot janë arrestuar 9 persona dhe po punohet për kapjen e 11 të tjerëve. Mësohet se grupi kriminal merrej me kultivimin e kababisit, kryesisht në zonat malore të Lezhës. Lënda narkotike trafikohej dhe shitej në vendet e bashkimit Europian. Forcat operacionale kanë kryer kontrolle disa kontrolle dhe në qytetet e Durrësit, Rrëshenit dhe Pukës për arrestimin e personave të dyshuar. /Abcnews.al