Denis Zakaria dhe e ardhmja e tij janë një enigmë e vërtetë. Juventusi do të ishte i kënaqur ta merrte atë përpara mbylljes së merkatos së dimrit, por që kjo të ndodhë, Arthur ose Bentancur duhet të largohen së pari.
Megjithatë, bardhezinjtë kanë bërë tashmë një ofertë të parë për Borussia Mönchengladbach, e cila shkon në 7 milionë euro, sipas Fabrizio Romano.
Profili
I lindur në Genf të Zvicrës, po flasim për një mesfushor mbrojtës të fortë, me një prani fizike imponuese (1.91 m), me të tashmen dhe një të ardhme të madhe ai (është 25 vjeç).
Nënshkruar për 12.5 milionë euro nga Young Boys në 2017 , nëse Gladbach dëshiron të marrë diçka financiare prej tij është ‘tani ose kurrë’.
Ata do të merrnin një futbollist të vlerësuar me 27 milionë nga Transfermarkt për më pak se një të tretën e vlerës së tij. Operacion fitimprurës dhe premtues, por kjo varet nga faktorë të tjerë . Tregu i transfertave është i tillë, një efekt domino i vazhdueshëm. /abcnews.al/