Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Një tjetër ekip pranë ngjitjes në Premier League, Sheffield United vendos sot kualifikimin

schedule14:51 - 26 Prill, 2023

schedule 14:51 - 26 Prill, 2023

Pas ekipit të Burnley, që ka siguruar ngjitjen drejt Premier League si kampionët e Championship, për sezonin e ardhshëm, tashmë një tjetër ekip i Championship ka mundësinë për tu kualifikuar më herët se java e fundit e kampionatit për në elitën e futbollit anglez.

Bëhet fjalë, për Sheffield United, me “thikat” e Championship, që në rast fitoreje në përballjen ndaj Ëest Bromëich Albion do të sigurojë në mënyrë automatike ringjitjen në “elitën” angleze.

Sheffield ka siguruar deri më tani plot 82 pikë dhe ndodhet vetëm 4 pikë nga Luton i vendit të 3-të, mirëpo ka 2 ndeshje më shumë për të luajtur se të tjerët duke e bërë akoma edhe më të thjeshtë kalimin automatik për në fazën tjetër. /i.m /abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!