Një tjetër banesë është në Torovicë është shpallur e pabanueshme si pasojë e rrëshqitjeve të dheut pas reshjeve të shumta të shiut.
Forcat e ushtrisë po bëjnë evakuimin e familjes drejt një zone më të sigurt pasi banesa e tyre ka pësuar plasaritje dhe dëme të mëdha.
Aktualisht janë gjashtë familje të tjera në Torovicë që rrezikohen pas rrëshqitjes së dherave ndërkohë që dy të tjera kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve./mv.abcnews.al