Një tjetër arrestim në botën e futbollit, ish-lojtari i Barcelonës përfundon në burg për trukime

schedule12:12 - 20 Janar, 2023

schedule 12:12 - 20 Janar, 2023

Veterani i La Ligës, Xavi Torres, ka të ngjarë të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në futbollin profesionist pasi u dënua për trukim ndeshjesh në vitin 2014.

Ish-lojtari i Barcelonës, Real Betis, Getafe, Levante dhe Elche ishte përfshirë në “Caso Osasuna” në sezonin 2013-2014, ku 11 persona janë akuzuar për shpërdorim fondesh në Osasuna. Drejtorët e klubit zbulohet se kanë nxitur lojtarin e atëhershëm të Betsi, Torres dhe shokun e tij të skuadrës Antonio Amayam në mënyrë që të mundin Real Valladovid në ndeshjen e 37-të të sezonit. Osasuna ishte në një betejë për rënie dhe duhej të humbiste Valladovid në mënyrë që të ndihmonte kauzën e tyre.

Torres është dënuar me 10 muaj burg, 400 mijë euro gjobë dhe është përjashtuar nga futbolli profesionist për një total prej 22 muajsh, raporton “Marca”, Në moshën 36-vjeçare, Torres po luante në kategorinë e dytë në Spanjë, për Luego, ku ka qenë që nga viti 2020. Kjo ka të ngjarë të shënojë fundin e karrierës së tij. “Caso Osasuna” ka qenë një nga rastet e vetme kryesore së trukimit të ndeshjeve që ka pasur në dekadën e fundit dhe ka shkaktuar valëzime në futbollin spanjoll./ h.ll/abcnews.al