Një tjetër akuzë për ngacmime seksuale kundër kandidatit të Trump

schedule17:26 - 24 Shtator, 2018

schedule 17:26 - 24 Shtator, 2018

I emëruar nga presidenti amerikan Donald Tramp, për në Gjykatën e Lartë, Bret Kavanou përballet me të tjera akuza për ngacmime seksuale nga një grua e dytë. Shtëpia e Bardhë ka dalë në mbrojtje të tij duke thënë se kjo ëshët një fushatë denigruese kundër gjykatësit e koordinuar nga demokratët.

Telashe të reja për gjykatësin e zgjedhur nga presidenti amerikan Donald Tramp për gjykatën e lartë. Një tjetër grua ka akuzuar për ngacmime seksuale Bret Kavanou. Shtëpia e bardhë ka dalë menjëherë në mbrojtje të tij duke akuzuar demokratët se kanë ndërmarrë një fushatë denigruese kundër gjykatësit. Edhe Kavanou ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se janë ngjarje të cilat s’kanë ndodhur asnjëherë dhe se do të mbrojë emrin e tij në senat sa më parë.

Nju Jorker shkruan se gruaja që akuzon gjykatësin quhet Deborah Ramirez, ndërkohë që një senator demokrat deklaroi se akuzat e saj janë të besueshme. Ramirez pretendon se është sulmuar nga Kavanou në vitin akademik 1983 – 1984 në Jeli. Sipas saj gjjykatësi në gjendje të dehur ëshët future në dhomën e saj të konviktit dhe ishte zhveshur para saj.

Në kohën e ngjarjes Kavanou ishte 18 vjeç ndaj ligjërisht konsiderohet i rritur. Gjatë audicionit për konfirmimin e tij në senat, gjykatësi i emëruar nga Tramp u betua se nuk ka kryer asnjëherë ngacmime verbale apo fizike në moshë të rritur. Akuzat e Ramirez i bashkohen atyre të Christine Ford, e cila gjithashtu akuzon gjykatësin se e ka ngacmuar seksualisht në kohën e gjimnazit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!