Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë

schedule11:44 - 4 Prill, 2024

schedule 11:44 - 4 Prill, 2024

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë i shkallës Rihter goditi rajonin Minamisoma të Japonisë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ndodhi në provincën e Fukushimës në një thellësi prej 40 kilometrash.

Autoritetet nuk dhanë paralajmërim për cunami ndërsa nuk pati raportime për dëme. Sipas mediave japoneze, tërmeti u ndje në provincat Iwate, Miyagi dhe Fukushima në orën 12:16 sipas kohës lokale.

Ky tërmet vjen pas tërmetit të fuqishëm 7.4 ballë që dje goditi brigjet lindore të Tajvanit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën nëntë personave ndërsa qindra të tjerë u plagosën.

Tërmeti ishte më i forti që ka goditur vendin ishull në 25 vjet. Në vitin 1999, rreth 2.400 persona humbën jetën kur një tërmet me magnitudë 7.7 ballë goditi Tajvanin në mes të natës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!