Një teknikë e efektshme meditimi për të relaksuar mendjen

schedule22:35 - 3 Maj, 2021

schedule 22:35 - 3 Maj, 2021

Meditimi është i nevojshëm për të patur një mendje sa më të qetë. Meditimi iu ndihmon për të bërë një vetë-analizë dhe për të zbuluar se çfarë po iu shqetëson brenda kokës tuaj.

Dëgjoni tingujt përreth jush

Kur jemi të tensionuar shpesh përpiqemi të injorojmë gjërat që na shqetësojnë. Kjo është ajo që bëjmë gabim. Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të gjitha mendimeve dhe tingujve që vijnë tek ne. Kjo do t’ju ndihmojë të relaksoheni.

“Skanoni” trupin tuaj mendërisht

Ndjeni çdo pjesë të trupit tuaj dhe vini re se si ndiheni. Nga koka deri te gishtat e këmbëve ndjeni çdo ndjesi dhe vëreni sensin e ndryshimeve në trupin tuaj.

Numëroni frymëmarrjet tuaja

Numërimi i rrjedhës së frymëmarrjes është mjaft efektiv nëse duam të relaksohemi. Thjesht ndiqni ritmin e frymëmarrjeve dhe relaksohuni.

Lëreni mendjen tuaj të lirë

Ju mund të shqetësoheni për mendimet e shumta që iu vijnë në mendje por shmangia e tyre nuk do t’ju bëjë më të qetë. Përballja me gjërat që na trembin, është zgjidhja më e madhe për t’i mposhtur ato. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!