Një talent për mesfushën, Genoa siguron shërbimet e 19-vjeçarit dardan

schedule22:38 - 1 Shkurt, 2021

schedule 22:38 - 1 Shkurt, 2021

Erion Sadiku është 19 vjeç dhe luan si qendërmesfushor. Lojtari dardan është prodhim i ekipit të Vargerbs.

25 ndeshje dhe 2 gola sivjet me ekipin e elitës së futbollit suedez, teksa sot ka ardhur transferimi te Genoa.

Klubi italian ka depozituar në Ligë kontratën e nënshkruar me lojtarin shqiptar, i cili ka firmosur deri në vitin 2023.

Sadiku, i cili është grumbulluar por nuk ka debutuar akoma me Kosovën U21, do të luajë me ekipin primavera të Genoas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!