“Një takim i papritur pritet të ndodhë këtë të mërkurë”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë të horoskopit

schedule07:11 - 22 Qershor, 2022

schedule 07:11 - 22 Qershor, 2022

Dashi

Dashuria nuk është pika juaj e fortë këtë të mërkurë, shtyni diskutimet me partnerin për të enjten. Puna është intensive, por ndiheni të kënaqur.

Demi

Ndjenja të përziera që nga fundjava e kaluar, duhet të sqaroni veten në radhë të parë dhe të dini ku jeni. Ditë e plogësht nga pikëpamja e punës.

Binjakët

Ndiheni në harmoni të përsosur me partnerin, gjërat po shkojnë mirë. Puna do ju bëjë krenarë.

Gaforrja

Një takim i papritur pritet të ndodhë këtë të mërkurë, sqaroni nevojat dhe dëshirat që keni, para se të ecni përpara. Kolegët në punë ju vlerësojnë dhe ju respektojnë.

Luani

Mos ju vijë aspak keq për veten nëse një marrëdhënie ka shkuar keq, bota është atje duke pritur për ju. Për të vetëpunësuarit, kjo e mërkurë është një ditë shumë e frytshme.

Virgjëresha 

Emocionet ju përshkojnë gjatë gjithë ditës së mërkurë. Pak tension në punë, përpiquni të mos jeni të padisponueshëm.

Peshorja

Miqësinë e ndan një kufi me dashurinë, por sigurisht që kjo nuk është asnjëherë e sigurt. Kujdes nga njerëzit ziliqarë në vendin e punës.

Akrepi

Organizoni një surprizë për partnerin/en tuaj në këtë ditë. Puna po shkon mirë, edhe më shumë kënaqësi do të vijnë në muajin e ardhshëm.

Shigjetari

Ditë e kontrasteve të forta, diçka nuk po shkon siç duhet. Nëse jeni të pasigurt në vendin e punës, me gjasa për vitin e ardhshëm, mund të ketë një promovim ose një shpërblim.

Bricjapi

Një ditë që fillon patjetër me këmbë të mbarë. Mos e neglizhoni biznesin tuaj dhe bëni mirë llogaritë.

Ujori

Ndoshta keni qenë shumë befasues për dikë, në fund të fundit marrëdhëniet në dashuri nuk janë pika juaj e fortë kohët e fundit. Puna vazhdon dhe gjëra të reja po fillojnë.

Peshqit

Ende po mendoni shumë, thjesht duhet të veproni. Puna së shpejti do të japë më shumë kënaqësi./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!