Torino ka përfunduar nënshkrimin e talentit më të ri Emirhan Ilkhan, mesfushori 17-vjeçar për të cilin klubi italian paguajti klauzolën e lirimit te Besiktas.
“Klubi i futbollit të Torinos ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar të drejtën e performancës sportive të lojtarit Emirhan Ilkhan nga Besiktas në mënyrë të përfundimtare.
Ilkhan ka lindur në Stamboll më 1 qershor 2004. Produkt i të rinjve të Besiktasit, me të cilin ka bërë të gjithë procesin duke fituar përvojë ndërkombëtare në Ligën e të Rinjve, mesfushori debutimin profesional e bëri në moshën 17-vjeçare më 5 janar 2022. Më pas ai bëri 11 paraqitje me një gol të shënuar në Super Ligën turke. Ai gjithashtu është edhe pjesë e kombëtares turke U-21.
I gjithë klubi i futbollit të Torinos mirëpret Emirhan Ilkhan me një pritje të përzemërt, punë të mbarë. Gjithmonë forca Toro”, shkruhej në njoftimin e klubit./ h.ll/abcnews.al