Shkëndija ka zyrtarizuar afrimin e radhës. Kuqezinjtë nga Tetova kanë përforcuar sulmin me një lojtar të Francës U18. Ai është Aboubaker Es Sahhal, 19 vjeç dhe vjen nga moshat e Guingamp.
Lojtari ofensiv ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore dhe ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023 me kampionët e Maqedonisë së Veriut. Shkëndija ka zyrtarizuar gjithçka me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit dhe ka prezantuar Es Sahhal.
Kuqezinjtë e Ernest Gjokës renditën në vend të dytë në kampionat me 28 pikë, tetë më pak se kryesuesit e Vardar. Faza e dytë nis me 16 shkurt dhe Shkëndija do të përballet me Akademija Pandev në transfertë. /abcnews.al