Një studio filmike mund të ndërtohet në hapësirë

schedule10:05 - 21 Janar, 2022

schedule 10:05 - 21 Janar, 2022

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës mund të ketë një studio filmike dhe arenë sportive. Firma britanike Space Entertainment Enterprise ka zbuluar planet për një modul transmetimi filmash, TV, sporti dhe argëtimi për ISS, që do të nisë në vitin 2024.

E njohur si SEE-1, qendra e re e argëtimit do t’i bashkëngjitet modulit Axiom, i cili përfundimisht do të ndahet nga ISS për të formuar stacionin e tij të dedikuar hapësinor. Nëse lançohet do të jetë studioja e parë e argëtimit që do të operojë në hapësirë.

Kompania thotë se moduli do t’i lejojë artistët, producentët dhe krijuesit të prodhojnë, regjistrojnë dhe transmetojnë drejtpërdrejt përmbajtje që maksimizon mjedisin e mikrogravitetit me orbitë të ulët të Stacionit Hapësinor, duke përfshirë filma, televizion, muzikë dhe ngjarje sportive. /abcnews.al