Stacioni Ndërkombëtar Canfranc u përurua në vitin 1928 dhe përfaqësoi hapjen ekonomike të Spanjës në Evropë.
Ai arriti kulmin e tij në fillim të viteve 1950 dhe pati periudhën e tij më të trazuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Domethënë, meqë nazistët ishin jo shumë larg, në anën franceze, trenat që transportonin metalin e rëndë tungsten në Gjermani u ngarkuan në Canfranc.
Megjithatë, në vitin 1970, një nga urat hekurudhore aty pranë u shemb dhe stacioni filloi të ishte më pak i zënë dhe i rëndësishëm.
Sot kjo ndërtesë është një hotel, Hotel Canfranc Estación. Ky kompleks rikthen shkëlqimin e stacionit të vjetër të arkitekturës së bukur. Shikoni më poshtë se si duket kompleksi sot./abcnews.al