Një specie e re kërmilli deti është zbuluar në ujërat e Britanisë së Madhe

schedule15:21 - 1 Mars, 2024

schedule 15:21 - 1 Mars, 2024

Një specie e re e kërmillit të detit është zbuluar në ujërat e Britanisë së Madhe, raporton këtë të premte BBC.

Krijesa, e cila është quajtur “Pleurobranchaea britannica”, u kap në jugperëndim të Anglisë nga një anije kërkimore.

I përket një grupi që gjendet në ujërat më të ngrohta, të cilët mund të migrojnë në veri për shkak të ndryshimeve klimatike.

Me temperaturat rekord të oqeanit ka shqetësime për ndikimin në jetën detare.

Kërmijtë e detit janë një lloj molusku detar pa guaskë, i njohur për diversitetin dhe bukurinë e tyre të jashtëzakonshme. Ata rriten në rreth pesë centimetra në gjatësi./abcnews.al