Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një sms nga Edi Rama? Kejdi Mehmetaj e prerë: I kam lënë ‘seen’, nuk dua!

schedule18:08 - 15 Tetor, 2020

schedule 18:08 - 15 Tetor, 2020

Sa hapësirë kanë të rinjtë në politikë? Sa mbështeten nga më të vjetrit jo vetëm për të pasur një karrige diku, por të bërë një ndryshim rradikal në historinë e një vendi?

Kejdi Mehmetaj e pranishme në emisonin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi foli për përvojën e saj të deritanishme në politikë, duke u ndalur në disa pika kryesore sikur është bullizimi i të rinjve, nevoja e partive për to apo të rinjtë i bashkohen politikës për interesa të vogla. Gjatë kësaj interviste ajo u pyet nga Ermali se nëse do i shkruante kryeministri Edi Rama do ia kthente mesazhin apo do ia linte ‘seen’.

Ajo nënvizoi se edhe nëse do të ishte një mesazh jo politik ajo nuk do t’i kthente një përgjigje.

“Po të më shkruaj kryeministri Rama do mendoja me vete “ca paskam bo gabim që të mund të krijoj përshtypjen që unë mund t’ja pranoj komunikimin. Unë nuk do ia pranoja kurrë komunikimin.  I kam lënë seen mesazhet dhe do ia lija prapë sepse unë e ndaj këtë bindje përtej partisë politike dhe e kam thënë që kur ishim në qeverisje me Partinë Socialiste. Unë nuk e kam preferuar asnjëherë modelin e kryeministrit Rama apo të politikanit Rama”.

Intervistën e plotë e gjeni në kanalin në Youtube.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!