Një skelet dinozauri rreth 150 milionë i vjetër do të dalë në ankand në tetor

schedule21:29 - 18 Shtator, 2023

schedule 21:29 - 18 Shtator, 2023

Një skelet dinozauri jashtëzakonisht i ruajtur mirë, një Camptosaurus i njohur si Berry, që daton nga periudha e Jurasikut të Vonë rreth 150 milionë vjet më parë, do të dalë në ankand në Paris muajin e ardhshëm.

Dinozauri, i cili u zbulua për herë të parë në vitet 1990 në shtetin amerikan të Wyoming, u restaurua fillimisht në vitin 2000 nga paleontologu Barry James, pas të cilit u emërua, raportoi Reuters.

Laboratori italian Coik, i cili u ble nga Barry vitin e kaluar, kreu punime shtesë restauruese në skeletin, i cili është 2.1 metra i lartë dhe pesë metra i gjatë.

“Është një ekzemplar jashtëzakonisht i ruajtur, i cili është mjaft i rrallë ”, tha Alessandre Giquelo nga shtëpia e ankandeve pariziane “Hotel Druo”, ku do të bëhet shitja.

Skeleti, i cili do të shfaqet për publikun në mes të tetorit para shitjes, pritet të shitet për rreth 1.2 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!