Kombëtarja e Shqipërisë prej vitesh furnizohet me futbollistë të lindur dhe rritur jashtë vendit. Bij të prindërve, që masivisht emigruan masivisht në vitet 90’ kanë zgjedhur origjinën duke veshur ngjyrat kuqezi. Por “zbuluesit” e Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të shohin më larg, përtej Atlantikut, ku sipas mediave meksikane po rritet një talent i vërtetë. Mattheo Dimareli, një emër dhe mbiemër aspak shqiptar, por që në të vërtetë me vendin e shqiponjave e lidh babai I tij.
Sipa mediave lokale, futbollisti 16 vjeçar është djali I një babai shqiptar, i një nëne meksikane dhe i lindur në SHBA.
Për momentin ai ka zgjedhur të ndjekë “gjakun” e nënës së tij duke luajtur me kombëtaren e Meksikës U16, duke shënuar edhe një gol në ndeshjen e fundit kundër Kosta Rikës.
Duke qëndruar në raportimet përtej oqeanit, Mattheo Dimareli është pjesë e skuadrës së Houston Dynamo në SHBA, ndërsa ka shumë shpejt ka shfaqur karakteristikat e një talenti të vërtetë.
Por e veçanta e 16 vjeçarit lidhet me një tjetër fakt. Ai është një futbollist i “botës”, pasi në të ardhmen mund të zgjedhë të luajë me katër shtete të ndryshme, Meksikën, SHBA, Shqipërinë ose Greqinë, pasi babai I tij ka edhe nënshtetësi helene.
Nëse parashikimet për një talent të vërtetë rezultojnë të sakta, gara për të marrë shërbimet e tij do të jetë e fortë.

