Një shqiponjë në tokat e Zadrimës/ Dy miqtë nuk dorëzohen në ëndrrën për oriz

schedule09:02 - 15 Prill, 2024

schedule 09:02 - 15 Prill, 2024

Profesori Filip Haxhari në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për mbjelljen e orizit, një iniciativë e ndërmarrë bashkë me Altin Prengën, nga “Mrizi i Zanave”.

Ai shpjegoi se ishte një përvojë e mirë edhe për vetë faktin se krijuan një shqiponjë në tokat e Zadrimës.

“Për mua ishte një përvojë e mirë. Nëpërmjet eksperiencës së Altinit unë vij me gëzim të madh në Shqipëri dhe mund të kryej studimet e mia në lidhje me zhvillimin e kësaj kulture. Por në Shqipëri nuk ka gjetur mbështetje apo përkrahje, Por me përvojë dhe eksperiencë mund të prekim zemrat e tyre që duan të bëjnë të njëjtën gjë”, tregoi ai.

Nga ana e tij Altin Prenga gjatë kësaj interviste në “ABC News” tregoi se janë të gjitha mundësitë për të kultivuar orizin në vendin tonë.

“Dëshira jonë për të mbjellë orizin është e madhe, pasi thuajse orizi është shumë i përdorur, por çuditërisht ne jemi një vend që nuk e kultivojmë. Edhe pse kemi terrenin perfekt për ta mbjellë. Pra i kemi të gjitha mundësitë, por kjo është shumë paradoks për mua. Ne vitin e kaluar nuk ja dolëm ta kultivonim mirë, dhe këtë vit vendosën të punonim akoma më fort. Shpresoj që profesor Filipi bashkë me ministren të gjejnë një zgjidhje. Puna më e madhe e orizit është nivelimi i tokës dhe nuk është aspak e vështirë dhe duhet vetëm ujë. Pra është shumë fitimprurëse dhe ka të njëjtat kosto punimi sikur drithërat e zakonshëm”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!