Në Spitalin Hygeia se shpejti do të ngrihet një shërbim i ri dedikuar pacientëve me sëmundje malinje hematologjike ku do të mund të trajtohen pacientë të diagnostikuar me Leukoza akute, mieloma multiple, sindroma mielodisplazike dhe sindroma mieloproliferative.
Kjo vjen si kërkesë e kohës duke qenë se në vendin tonë ka shumë pacientë që vuajnë nga sëmundjet malinje të gjakut, të cilët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë në kohë për diagnostikimin dhe trajtimin me protokolle të reja të kimioterapisë të miratuara nga Shoqata Europiane e Hematologjisë. /abcnews.al