Një sezon pa “doreza”, De Gea gati të rikthehet në fushë, në Madrid “i shkelin syrin”

schedule15:46 - 27 Mars, 2024

schedule 15:46 - 27 Mars, 2024

David De Gea qëndron pa skuadër që prej verës së vitit të kaluar, kur i dha fund aventurës 12-vjeçare me Manchester United.

Portieri spanjoll nuk arriti të gjente skuadër të re as në merkaton e janarit, por nuk është demoralizuar dhe po punon për të qenë në gjendje të mirë fizike dhe gati për një aventurë të re.

Sipas mediave spanjolle, gardiani 33-vjeçar mund të përfundojë duke firmosur me Real Madrid në fund të sezonit.

Kepa pritet të rikthehet te Chelsea, ndërsa Courtois ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të jetë për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta. Gjatë merkatos së dimrit, përflitej sikur De Gea do të rikthehej në Angli me United, por Onana duket sikur rigjeti formën e tij të mirë dhe ky opsion tashmë ka rënë./h.ll/abcnews.al