Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një seri “mbretërore” fitoresh/ Real arrin suksesin e gjashtë radhazi në kampionatin spanjoll

schedule12:40 - 24 Shtator, 2025

schedule 12:40 - 24 Shtator, 2025

Duket se ritmi është ai i kohëve të arta. Reali besohet pati nevojë për ndryshimin në stol, me ardhjen e energjikut dhe personazhit të ri Shabi Alonso, në vend të lavdisë së vjetër me emrin Karlo Ançeloti.

Ndeshja e radhës në La Ligë e vërtetoi më së miri se madrilenët janë në formë të shkëlqyer, pavarësisht ndonjë shkëndije të brendshme, si rasti Vinisius.

Ishte pikërisht sulmuesi brazilian që shënoi golin e parë në fitoren e madhe 4-1 në fushën e Levantes, sukses që duket krejt I rëndomtë kur në fushë janë yje të tillë.

Për lumturinë e tifozëve “merenges”, argjentinasi I ri Mastantuono realizoi golin e parë zyrtar me fanelën e Realit, ndërsa Kilian Mbape u tregua sërish madhështor.

Sulmuesi I Francës realizoi dy gola, dhe jo më kot është fitues i Këpucës së Artë të Europës sezonin e kaluar.

Gjithashtu, duket se po kthehet anglezi Xhud Belingham. E përditshmja “Marka” e ka mendjen menjëherë tek fundjava që vjen: Të gatshëm për derbin! Madridi ka “en plein” me fitoret! Dygolësh nga Mbape!

“Vini rikthehet të shkëlqejë, – titullon gazeta tjetër e kryeqytetit “AS”, – braziliani shënon gol të madh dhe firmos ndeshjen më të mirë të sezonit!” Derbi ndaj Atletikos në “Uanda Metropolitano” do të jetë të shtunën pasdite, dhe pritet një sfidë tepër e vështirë, ndonëse skuadra e trajnerit Shabi Alonso deri tani ka bindur qind për qind. Reali kryeson La Ligën me 18 pikë të plota, ndërsa Barcelona ka 13, por me një ndeshje më pak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!