TIRANË- Aktori i emisionit “Ich bin Albaner”, Florim Alija ka arritur një sukses të spikatur në karrierën e tij.
Në një lidhje me emisionin e “Abc e Mëngjesit”, aktori tregoi mënyrën se si është bërë pjesë e filmit.
“Unë kam menaxherin që shkruan dhe ai iu çon ofertën time. Një aktor që ka planifikuar të luante këtë rol, ai është lënduar në Berlin dhe ata kanë kërkuar një aktor si ai dhe unë që isha në agjenci, kanë vendosur të më marrin dhe të jem pjesë e filmit”, tha ai.
Aktori Alija është bërë pjesë e filmit “John Wick 4”.
Ai ka luajtur përkrah aktorit të famshëm Keanu Reeves, ndërsa shtoi se pjesëmarrja e “John Wick 4” i ka krijuar shumë mundësi në jetë.
“S’kemi dialog, dalim në skenë dhe rrihemi. Më ka hapur shumë dyer pjesëmarrje në këtë film. Kam shumë oferta të tjera. Për mbrëmje kam marrë 2 mijë euro dhe një Rolex që më ka falur Keanu Reeves, ”, tha ai.