“Një rezultat i mirë ndaj Italisë na jep vetëbesim”, Gjimshiti: Përballja me Scamacca do të jetë interesante

schedule17:53 - 14 Qershor, 2024

schedule 17:53 - 14 Qershor, 2024

Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Signal Iduna Park” do të sfidojnë Italinë, në sfidën e parë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Kaltërit” do të kërkojnë një rezultat të madh.

Këtë të premte do të zhvillohen edhe konferencat zyrtare për shtyp, ku pas “Të Kaltërve”, të Italisë, tashmë kanë dalë edhe “Legjionarët” tanë, ku bashkë me teknikun Sylvinho është edhe kapiteni Berat Gjimishti, nga ku fillimisht foli për rëndësinë e një rezultati pozitiv, ndaj Italisë, si dhe për përballjen me shokun e tij, tek Atalanta, Gianluca Scamaça.

“Janë tre ndeshje të rëndësishme. Një rezultat pozitiv të jetë vetëbesim. Do të jetë diçka motivuese që mund të ndryshojë rrugëtimin në këtë fazë grupesh.

Besoj që përballë Scamacca do të bëjë mirë. E njoh mirë, por akoma nuk kam folur me të që prej fitores në Europa League, por besoj që nuk është me rëndësi përballja me të, por mes dy skuadrave”,- u shpreh fillimisht kapiteni i Kombëtares. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!