Një restorant në Francë ofron një dhuratë unike për Ditën e Shën Valentinit, një buqetë me lule të ngrënshme

schedule10:57 - 12 Shkurt, 2024

schedule 10:57 - 12 Shkurt, 2024

Një restorant në Tuluzë ofroi një dhuratë të pazakontë dhe krejtësisht unike në prag të Ditës së Shën Valentinit më 14 shkurt. Bëhet fjalë për një buqetë me lule të ngrënshme të bëra nga ëmbëlsirat, raportuan këtë të hënë mediat lokale në Francë.

Kjo dhuratë e ngrënshme përmban lule prej karamelesh dhe kek, të gjitha të zbukuruara me lule të vërteta, të thata.

Klientët mund të zgjedhin buqeta sipas shijes së tyre, lule karamele me çokollatë, vanilje ose limon me ëmbëlsira të vogla në ngjyra të ndryshme, ose tortën e famshme “madeleine”, të përjetësuar nga shkrimtari i madh Marcel Proust, me shije limoni ose portokalli.

Buqeta mund të përfshijë ‘pralina’ me shije trëndafili ose biskota me shije vjollce. Çmimi i buqetave varion nga 15 deri në 30 euro, shton media franceze, e cila u ofron lexuesve dhurata të ndryshme të pazakonta në prag të Shën Valentinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!