Covid-19 vazhdon të prekë lojtarë në kampionatet kryesore. Një rast i ri i raportuar me covid-19 vjen nga Seria A. Lojtari i Fiorentines, Lucas Torreira është lojtari i radhës që ka rezultuar pozitiv.
Mesfushori i skuadrës vjollcë aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e tij Uraguain.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kombëtarja nëpërmjet një postimi në kanalin e saj zyrtar, ku thuhet se bashkë me Torrerian ka rezultuar pozitiv edhe Diego Rossi që aktivizohet me Fenerbahce.
Menjëherë janë grumbulluar Fernando Gorriarán, Agustín Canobbio dhe Brian Ocampo.
Kujtjmë se ky është rasti i tretë pozitiv te Fiorentina. Emrat e dy lojtarëve të tjerë klubi ka vendosur të mos i publikojë.
? Comunicado de la AUF – 25/01/22 pic.twitter.com/VceBfoAB0w
— Selección Uruguaya (@Uruguay) January 25, 2022
/f.a/abcnews.al