Shtëpisë së Bardhë i është shtuar një anëtar i ri i familjes. Bëhet fjalë për një qen të quajtur ‘komandant’.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden së bashku me bashkëshorten Jill, mirëpriten qenin në Shtëpinë e Bardhë.
“Hej mik, si je”, i tha Biden në një video, që e publikoi, ku shfaqej qeni teksa vraponte.
Qeni është gjerman i racës së pastër dhe ka lindur në muajin shtator. Familjes Biden ua bëri dhuratë vëllai dhe kunata e presidentit.
Ndërkohë më herët, Joe Biden, njoftoi se në muajin janar do të bëhen me një mace./abcnews.al