“Një profesionist i vërtetë”, si Southgate e mposhti Covid-19 në qetësi

schedule08:47 - 15 Nëntor, 2020

schedule 08:47 - 15 Nëntor, 2020

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, e ka mposhtur Covid-19 në fundin e muajit të kaluar, edhe pse nuk është bërë publike në media. Mësohet se ai kishte shfaqur simptoma të virusit dhe menjëherë i ishte nënshtruar testit dhe kishte rezultuar pozitiv.

50-vjeçari u detyrua të vetëizolohej për dhjetë ditë, deri sa kreu sërish tamponin, që herën e dytë e nxori negativ. “Southgate është një profesionist i vërtetë dhe këtë gjë e vërtetoi dhe një herë. Doli pozitiv, por nuk i tha askujt, thjesht e përballoi atë”, deklaron një burim pranë kombëtares për “The Sun”.

 

Gareth Southgate

Sipas mediave angleze Gareth ka rezultuar pozitiv rreth datës 25 tetor, kur ai po përgatitej për ndeshjet e muajit nëntor. Sapo mori vesh lajmin ai u izolua në shtëpinë në North Yorkshire, duke braktisur kështu planet për të ndjekur nga afër ndeshjet e Premier League. Më pas testi negativ i datës 5 nëntor e lejoi atë të organizonte konferencën për shtyp përmes Zoom, ku njoftoi lojtarët e grumbulluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!