Bayern fitoi titullin e 11-të radhazi të Bundesligës në një mënyrë dramatike.
Sigurisht, pas ndeshjes, të gjithë lojtarët festuan trofeun. Tifozët i kushtuan vëmendje mënyrës sesi sillej Leon Goretzka.
Mesfushori duket se është larguar nga shokët e tij dhe në përgjithësi nuk dukej shumë i lumtur.
Në ndeshjen me Këlnin, Goretzka qëndroi në stol. Më pas Thomas Tuchel e aktivioi në fushë në minutën e 71-të por pas 14 minutash e ktheu në stol.
Sipas thashethemeve, Tuchel nuk i vlerëson shumë aftësitë e tij dhe është gati të heqë dorë nga ai. Në 2 nga 3 ndeshjet e fundit të sezonit gjermani e nisi ndeshjen në stol. /G.D abcnews.al/